Kreu i bashkisë së Hanaut, Claus Kaminsky, CDU u shpreh i tronditur për dhu nën në qytetin e tij.
“Kjo ishte një natë e tmerrshme që do na preokupojë gjatë dhe do të qëndrojë gjatë si një kujtim pikëllues.”
Kreu i bashkisë porositi që shkollat dhe disa kopshte në Hanau të mbeteshin të mbyllura ditën e enjte. Edhe deputetja e Bundestagut e zonës zgjedhore të Hanaut, Katja Leikert, CDU u shpreh e tronditur e bëri fjalë për një “skenar tmerri”.
“Në këtë natë të tmerrshme, u dëshiroj familjeve të vi ktimave shumë forcë për të përballuar dhimbjen dhe shpreh ngushëllimin e thellë.”
Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas dhu nës në Hanau.
“Mendimet tona janë këtë mëngjes tek njerëzit në Hanau, në qendër të të cilit u krye një kr im i tmerrshëm”, shkroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në twitter.
“Ngushëllimet tona për familjet e prekura që vajtojnë për të afërmit e humbur”, shkruan Seibert.