Ja çka thotë Merkel për raportet Maqedoni-Greqi

60

Për të gjithë ne në Evropë është mirë të ketë epilog të rëndësishëm këtu në lidhje me çështjen për Maqedoninë Veriore, por për atë parakusht është qasja e guximshme, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin me presidentin grek Prokopis Pavlopulos.

“I konstatojmë përpjekjet e guximshme nga ana e Greqisë drejt fqinjëve në Ballkanin Perëndimor, kontributin e Greqisë që të ekzistojë emërues i përbashkët, konsistencë, dhe kjo është e lidhur me çështjen e Maqedonisë Veriore.

Rezultati nuk është i mirë vetëm për të ardhmen e vendit tuaj fqinj, por, sipas mendimit tim, është mirë edhe për Greqinë dhe për të gjithë ne në Evropë të ekzistojë epilog i rëndësishëm këtu, por për atë parakusht është një qasje shumë e rëndësishme këtu”, tha Merkel.

 

Presidenti i Greqisë në deklaratat në fillim të takimit me kancelaren gjermane aspak nuk e përmendi Marrëveshjen e Prespës, as nuk ka folur për të a.q. çështje kombëtare greke