Ja çka thotë Merkeli për sul.met në dy xhamitë e Zelandës së Re

80

Duke reaguar ashpër ndaj sul.mit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është thellësisht e prekur.

“Jemi të bashkuar me Zelandën e Re dhe ndjejmë pikëllim të thellë për qytetarët e prekur, të cilët janë sul.muar dhe vr.arë si pasojë e urrejtjes rac.iste teksa luteshin në mënyrë paqësore në xhamitë e tyre. Qëndrojmë të bashkuar kundër akteve të tilla ter.rorizmi”, ka thënë ajo.

Në njoftimin e lëshuar nga Komisioni Evropian thuhet se “ky akt i pamëshirshëm brutaliteti ndaj njerëzve të pafajshëm në vendin e tyre të lutjes nuk ka se si të jetë më në kundërshti me vlerat dhe kulturën e paqes dhe unitetit të cilat Bashkimi Evropian i ndan bashkë me Zelandën e Re”.