Ja çka thotë Pendarovski për ngjarjet e mbrëmshme në Hasanbeg

Presidenti Stevo Pendarovski sot komentoi ngjarjet e mbrëmshme në lagjen Hasanbeg të Shkupit,

ku disa qytetarë shkelën orën policore duke protestuar në rrugë pas arrestimit të tre personave që paraprakisht nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje.

Pendarovski theksoi se Presidenca ende nuk i ka marrë informacionet e plota dhe se kjo ngjarje është nën kompetencat e nën Ministrisë së Brendshme.