Ja çka thotë policia për vr asjet e mbrëmshme në Shkup

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeçare kanë mbetur të vr arë nga një për leshje e ar matosur që nga ndodhur mbrëmë në Shkup,

në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 05.03.2021 në ora 02 e 35 minuta në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada” janë dëgjuar të shtëna.

Pasi policët kanë dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një automjet “Citroen” me targa të Shkupit dhe dy persona pa shenja jete. Mjeku i Urgjencës e ka konfirmuar vd ekjen e të dy personave”, thonë nga MPB.

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërkaq është konfirmuar edhe identiteti i dy të ndjerëve.

“Ata shtojnë se janë gjetur gëzhoja nga ar më zjarri (pi stoletë dhe pu shkë automatike). Është konstatuar identiteti i personave A.B. (28) dhe B.V. (24), të dy nga Shkupi. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga MPB.