Ja çka thotë Zidane pas humbjes së turpshme nga skuadra e ligës së tretë

Advertisment

Zinedine Zidane mbeti i qetë me gjithë eliminimit poshtërues në Copa del Rey të Real Madridit nga Alcoyano e Segunda B të mërkurën mbrëma.

Pozicioni i francezit është vënë në dyshim dhe kjo pengesë e fundit do të rrisë presionin tashmë mbi të, por ai po përpiqet të mbajë qetësinë.

Reklame

“Gjëra të ndryshme thuhen kur ne humbasim. Jam i qetë, mendoj se lojtarët donin të fitonin kur ishin në fushë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”.

“Mendoj se lojtarët ende besojnë në mua. Ne u përpoqëm. Kemi bërë gjëra të mira këtë sezon, por jo kohëve të fundit. Ju duhet të pyesni lojtarët nëse po marrin mesazhin, por unë mendoj se po”.

I pyetur nëse ndihet përgjegjës për situatën, Zidane pranoi fajin.

“Unë mendoj se është përgjegjësia ime si trajner. Ky është futbolli. Ju duhet të shfrytëzoni shanset tuaja. Topi nuk donte të hynte dhe tani, ne jemi jashtë”.

Duke refuzuar ta etiketonte këtë humbje të fundit si më të dhimbshmen se çdo tjetër, Zidane e di që Real Madridi po përballet me një kohë të trazuar.

“E vërteta është se ne jemi përpjekur”, shtoi kur u pyet nëse rezultati ishte një dështim.

“Ne patëm shanse, por këto gjëra mund të ndodhin. Është një kohë e vështirë, ne jemi jashtë garës tashmë”.

“Duhej të bënim më shumë, por nuk e bëmë. Por ne jemi përpjekur”, përfundoi trajneri francez.