Ja data kur do mbahen zgjedhjet parlamentare

50

Takimi i liderëve të partive politike që po zhvillohet në vilën Vodno në Shkup sapo ka përfunduar.

Të gjitha partitë janë dakorduar që zgjedhjet të mbahen më 12 prill, pasi fillimisht do të ketë qeveri teknike, raporton Zyrtare.com

Kryeministri aktual Zoran Zaev gjithashtu theksoi se në këtë takim ka propozuar që zgjedhjet të mbahen menjëherë në muajin dhjetor por një gjë e tillë i është refuzuar nga opozita.

Zgjedhjet e parakoshme parlamentare do të mbahen më 12 Prill 2020, bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev.

Kjo datë është arritur me pajtueshmëri të gjithë liderëve të partive politike.