Ja emrat e mundshëm për zv/drejtor në DAP

Advertisment

Pas përfundimit të eshallonit të dytë në qeverinë Zaev-2, ka nisur të përflitet emra të mundshëm për drejtor e zv/drejtor në disa institucione të rëndësishme në vend. Siç mëson Tetova1 nga burime të besueshme brenda BDI-së gara e fortë ka qenë për fondin e rrugëve por siç duket ajo ka përfunduar dhe pritet ditëve në vijim të del edhe emri i drejtorit të ri. Gara më e nxehtë që i takon degës së Tetovës është edhe DAP-it. Nga burime të besume përfliten se zv.drejtori aktual Remzi Abdullai, zv.ministrija e Financave, Shirete Elezi, drejtori i Drejtori ië të Ardhurave Publike njësia rajonale Tetovë, Elmir Emini, Benezar Ganiu aktualisht punonjës në komunën e Tetovës drejtim i Financave, ish dretjoresha Gjylsime Kasami dhe ish zv.drejtori i DAP-it Naser Demiri.

Nga BDI ende nuk ka asgjë zyrtare për emrat e mundshëm për drejtor dhe zv.drejtor por siç mësohet nga neser do të nis edhe vala e bisedimeve në selinë blu për të rrumbullaksuar edhe eshallonin e tretë në qeverinë Zaev 2.

Reklame

Ndryshe sot Kryeministri Zoran Zaev thotë se si fillim do të niset me emërime, ndërsa deri më 15 tetor duhet përfundojnë procedurat për hapjen e konkurseve për drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse etj.

“Pritjet e mia janë që të gjitha emërimet dhe procedurat për emërime të mos zgjasin më shumë se 15 ditët e para të tetorit. Pra procedurat do të nisin në këto pak ditë të shtatorit dhe 15 ditët e para të muajit të ardhshëm, duke përfshi brenda tyre edhe afatet për zgjedhjen e tyre”, tha Zoran Zaev, kryeministër.