Ja kandidaturat e degës së ASH Tetovë për deputet

Sot gjatë ditës do të dërgohen kandidaturat për deputet nga të gjitha degët e ASHsë kurse në kuvendin që do të mbahet në Gostivar do të bëhen publike edhe listat për deputet të Aleancës për Shqiptarët.

Sipas burimeve të portalit “tetova1” dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë do të propozoje këto kandidatura:

Reklame

Vullnet Ferati nënkryetar i ASHsë, Flakron Bexheti zëdhënës i ASHsë, Arta Toçi kryetare Asamblese së Femrës, Altrim Mahmuti kryetar i degës së ASHsë Tetovës, Adnan Neziri ish kandidat i ASHsë për Komunën e Tetovës, Afije Jonuzi nga Asambleja femrës si dhe Donika Bakiu e nominuar nga FRASH dega Tetovë.

Këto jane emrat që Kuvendi i Degës së Tetovës, pritet ti miratoj dhe me pas Kuvendi Qendror i ASH në koordinimin me Kryetarin pritet të vendos se cili nga këto emra do të jete në listën për deputet të ASHsë

Kurse Ziadin Sela do të jetë propozim i të gjitha degëve të ASHsë që janë pjesë e njësisë së 6 zgjedhore.
Kryetar i shatbit zgjedhor të ASH-së për Tetovë do të jetë Arif Musa /tetova1/