Ja komunat e Shkupit me më së shumti raste me COVID19

Advertisment

Komuna e Aerodromit është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive në qytetin e Shkupit.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se në këtë komunë janë 109 raste aktive.

Më pas në komunën e Qendrës janë 96 raste aktive, Karposh-83, Gazi Babë-80, Kisella Vodë-79. Në komunën e Çairit në vazhdimësi është duke shënuar rënie numri i rasteve aktive.

Reklame

Për momentin janë 59, ndërsa kujtojmë se kohë më parë Çairi kishte mbi 400 raste aktive. Më pas komunat tjera janë si vijojnë:

Gjorçe Petrov-50, Butel-31, Shuto Orizarë-17 Studeniçan-9
Saraj-12, Haraçinë-5, Ilinden-28, Sopishte-3, Zelenikovë-2
Të huaj-7