Ja ku dhe si mundeni ti gjeni biletat për ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Advertisment

RISI!

Filloi shitja e biletave për ndeshjen historike Maqedonia e Veriut-Kosova, ja ku dhe si mund t’i bleni

Reklame

Ndeshja historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po afrohet.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova përmes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, me 26 mars do të kërkojnë finalen e madhe në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, ndërsa në stadium pritet të jenë 33.000 shikues.

Risia është se gjatë këtij vikendi fansat e futbollit mund të blejnë bileta në Lidhjet komunale të futbollit nëpër të gjithë vendin.
Të gjitha klubet në LFK, por edhe qytetarët që garvitojnë në ato vende janë të informuar se të hënën dhe të martën, do të mund të pajisen me bileta që kushtojnë nga 300 dhe 400 denarë.

Kuptohet kjo mund të bëhet vetëm me letërnjoftim. Më pas, ato bileta që do të mbesin, por edhe kontingjenti i paparaparë i biletave, do të shiten përmes MK Tickets dhe përmes FFM-së.