Ja ku mund te denoncojnë të punësuarit në administratë, presionet para zgjedhjeve!

Advertisment

Të punësuarit në sektorin publik prej sot do të mund të denoncojnë presione në periudhën para zgjedhjeve në një mjet i cili është vendosur në ueb-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Ministri i këtij dikasteri Damjan Mançevski, iu bëri thirrje të punësuarve në sektorin publik që ta shfrytëzojnë mjetin dhe të denoncojnë presione eventuale.

Qëllimi, potencoi Mançevski, është që të sigurohen dhe garantohen të gjitha parakushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Denoncimi është anonim, por nëse personi i cili denoncon dëshiron që t’i ndajë të dhënat e tij personale ato do të mbrohen sipas Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe për këtë tashmë ndërmerren masa adekuate teknike dhe organizative.

Reklame

“Fuqishëm qëndrojmë në angazhimin se presione, shantazhe dhe keqpërdorime në sektorin publik nuk ka dhe nuk do të ketë gjatë kësaj fushate si dhe për fushatat për të gjitha proceset zgjedhore në tre vitet e kaluara të punësuarit në sektorin publik do të munden në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë të denoncojnë nëse dikush iu bën presion në kontekst të procesit zgjedhor”, tha në konferencën për media ministri Mançevski, duke potencuar se e promovojnë mjetin në ditën ndërkombëtare të sektorit publik.

Siç tha Mançevski, MSHIA angazhohet që të gjitha denoncimet që arrijnë do t’i dërgojë deri te organet kompetente për veprim të mëtutjeshëm. Për këtë tashmë kanë organizuar edhe takime koordinuese me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Avokatin e Popullit, Agjencinë e Administratës, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Agjencinë e Punësimit, si dhe të gjitha institucionet adekuate në këtë kontekst.

Në proceset paraprake zgjedhore dhe referendum përmes një mjeti të tillë ka pasur më së shumti 10 denoncime, më shumë se gjysma e tyre ishin joadekuate, ndërsa të gjitha që ishte dashur ishin dërguar në institucion adekuat, tha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve Mançevski.

Ai përkujtoi edhe se me mekanizmat të cilat i ndërmerr MSHIA për profesionalizim të plotë të sektorit publik është ligji i përgatitur për shërbimin e lartë udhëheqës, i cili nuk është në fuqi për shkak të Kuvendit jofunksional aktual. Ligji, sqaroi, parasheh zgjedhje transparente dhe profesionale, standarde dhe kritere të larta për pozicionet udhëheqëse dhe paraqet hap të madh para në depolitizimin e sektorit publik.

“Në mënyrë shtesë e ndryshojmë edhe kulturën e punës dhe pas një kohe të gjatë këto tre vite sektori publik përfundimisht punon sipas përshkrimit të detyrave të tyre të punës pa presione dhe pa qenë në shërbim të dikujt tjetër, gjegjësisht shtetit të robëruar është tashmë e kaluar”, tha Mançevski./MIA