Pushimet verore në Kosovë do të jenë të mundshme për gjeneratën sekondos në Zvicër. Kompania Chair Airlines do të rifillojë operimet e fluturimit në muajin qershor. Deri atëherë, rregullorja e karantinës për hyrje nuk do të duhej të zbatohej më.

Lajm i mirë për gjeneratën sekondos nga Kosova: Pushimet verore në vendlindje janë të mundshme, si me veturë, po ashtu edhe me avion. Zëvendësambasadori kosovar në Zvicër, për «20 Minuten» ka njoftuar: «Nga muaji qershor do t’i lehtësojmë kufizimet e hyrjes. Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Edhe turistët gjithashtu do të mund të kthehen në vend”, ka pohuar Islam Spahiu, transmeton Shtegu.com.

Chair Airlines, dikur i quajtur Germania, fluturon nga Cyrihu dhe Bazeli në kryeqytetin kosovar të Prishtinës. Sipas faqes së internetit të kompanisë, ajo do të rifillojë operimet e fluturimit me kohë gjatë verën.

Rregullorja për karantinë për hyrje tashmë është relaksuar. “Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë, zyrtarisht duhet të karantinohen vetëm për një javë, në vend të dy”, ka nënvizuar Spahiu. Ai premton se në muajin qershor masa do të eliminohet plotësisht.

Sidoqoftë, gjeneratës së re nga Kosova, u pëlqen të shkojnë në Kosovë me vetura. Kjo duhet të funksionojë gjithashtu nga qershori. Islam Spahiu: “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtohet përsëri me veturë”./shtegu.com