Ja kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve sipas super-kompjuterit

72

Sytë e të gjithëve do të jenë të premten në Nyon ku hedhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pas një jave magjepsëse, ku Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes, tashmë dihen tetë ekipet që do ta luftojnë për trofeun.

Për herë të parë që nga viti 2009, katër skuadrat të Ligës Premier janë futur në tetë të fundit, me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që iu bashkuan Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Ajax, Barcelona , Juventusi dhe Porto e mbyllin tetëshen.

Super-kompjuteri ‘FiveThirtyEight’ i ka parashikuar se kush do të marr trofeun në fund në Madridit më 1 qershor.

‘FiveThirtyEight’ kanë vlerësuar probabilitetin e secilës nga tetë skuadrat e mbetura , gjysmëfinalistët, finalen dhe fituesin.

74 për qind gjasa ka City që të shkojë në gjysmëfinale, 49 për qind në finalen dhe 28 për qind që ta fitojë trofeun në stadiumin Wanda Metropolitano.

Pas tyre vijnë Liverpooli me 22 për qind gjasa që ta fitojë. Barcelona është e treta me 20 për qind dhe Juventusi me 11 për qind.