Ja kush do të jap vendimin final tek ASHja për koalicionin parazgjedhorë

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët ASH bëri të ditur se nuk ka asgjë përfundimtare lidhur me koalicionimin me partitë shqiptare Lëvizja BESA dhe Alternativa.

Burime pranë kësaj partie thanë për INA se vijojnë përpjekjet për të arritur koalicionin trepalësh, për hir të interesave të shqiptarëve.

Reklame

Siç mësohet, kreu i ASHsë, Ziadin Sela gjatë dy ditëve të fundit do të takoj kryetarët e Lëvizjes BESA dhe Alternativës për të bërë përpjekjen e fundit për tu dakorduar për dalje të përbashkët në zgjedhje si koalicion trepalësh.

Në rast të dështimit të bisedimeve dhe marrëveshjes, ASH do të vendos për koalicionim me njërën nga partitë dhe se për këtë do të vendoset nga kryesia e ASHsë.

Gjatë orëve të fundit u raportua se ASH ka arritur dhe ka formalizuar marrëveshjen me Alternativën, por siç mësohet gjithçka nuk është zyrtare.