Ja kush do të jetë kryeshef i SPB Tetovë

Advertisment

Riad Aliu nga fshati Pallaticë, pritet të caktohet për Kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, mëson in7 nga burime brenda partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Aliu është aktualisht i punësuar në SPB’në e Tetovës, ndërsa në pozitën e kryeshefit pritet të caktohet në ditët e ardhshme nga Ministri Teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev.

Reklame

Riad Aliu, siç mëson in7, është simpatizant i Lëvizjes Besa ndërsa mbështetja që i ka dhënë kësaj partie i ka kushtuar me degradim në vendin e punës. Më parë ka qënë inspektor, por së fundmi është ulur në pozicionin e policit. Aktualisht pozitën e Kryeshefit në SPB – Tetovë e ushtron kuadër i caktuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa me ndryshimet e reja që i bën ministri i VMRO – DPMNE’së, ky pozicion i merret partisë së Ahmetit.

Pallatica është fshat në Komunën e Zhelinës, aty ku me pushtetin lokal drejton Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa. Kjo komunë njihet edhe si bastion i kësaj partie./in7.tv/