Ja kush emërohet drejtor i Byrosë për Siguri Publike (FOTO)

Advertisment

Në mbledhjen e sotme qeveritare u miratua propozimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që Sasho Taseski të emërohet drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

“Në mbledhjen e sotme në Qeveri e propozova drejtorin e deritashëm të BSP-së, Sasho Tasevski për një mandat tjetër 4 vjeçar, dhe në mënyrë unanime u miratua”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Ai i propozoi Tasevskit që të vazhdohet me udhëheqjen në BSP siç është bërë deri tani dhe kjo, sipas Spasovskit, sjell rezultate të suksesshme dhe kthen besimin e qytetarëve në polici.

“E rëndësishme është se në çdo moment t’i kemi njerëzit e vërtetë në pozitat e vërteta, njerëz të ndershëm që do të zbatojnë përgjegjësit serioze”, shkroi Spasovski./Telegrafi