Ja kush është 107 vjeçarja që mposhti koronavirusin

Cornelia Ras, një grua 107-vjeçare nga Holanda është personi më i vjetër në botë që i ka shpëtuar koronavirusit.

Ras u infektua me Covid-19, më 17 mars, një ditë pas ditëlindjes së saj të 107.

Sipas gazetës holandeze “AD”, ajo e mori virusin bashkë me 40 persona të tjerë në shtëpinë e të moshuarve ku jeton.

“Nuk prisnim t’i mbijetonte kësaj sëmundjeje. Ajo nuk merr ilaçe, ende ecën dhe ulet në gjunjë çdo natë për të falënderuar Zotin. Siç duket, do të vazhdojë t’i bëjë këto gjëra”, tha mbesa e Cornelias, Maaike de Groot.

Po ashtu, Keith Watson, një 101-vjeçar, me koronavirus, nga Mbretëria e Bashkuar është kthyer në shtëpi pas shërimit të plotë./Opinion.al