Ja kush është infermierja që kujdeset për personat me koronavirus në Maqedoni (foto)

Advertisment

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka shprehur mirënjohje të veçantë për një infermiere me emrin Maja e cila edhe sot po kujdeset për personat e prekur me Koronavirus.

“Sot ne i japim mirënjohje të veçantë infermieres Maja i cila është në detyrë në izolimin në Klinikën Infektive në Shkup duke dhënë kujdes të veçante për pacientët me koronavirus. Shumë falënderime për të gjithë stafin, veçanërisht për të gjithë mjekët, infermierët dhe drejtorin Stevanovic në Klinikë’.

Reklame

Me rastin e 8 Marsit, u takova me doktoreshën Katerina, e falënderova për përkushtimin dhe urova festën për të gjitha gratë në ekip që kujdesen për shëndetin tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë. Sot, ata janë h eroinat e ditës! Gëzuar 8 Marsin!”, shkroi ministri Filipçe dje me rastin e festës së 8 Marsit.