Ja kush është mjeku nga Tetova që ndërroi jetë sot (FOTO)

Advertisment

Mjeku nga Tetova, Vladimir Evtimoski sot humbi betejën me koronavirusin. Ai ishte mes katër viktimave në Tetovë dhe 14 viktimave në të gjithë vendin që humbën jetën nga Covid-19, shkruan TS

“Kolegu im i dashur Dr. Vladimir Evtimovski sot ia dorëzoi shpirtin Zotit të Plotfuqishëm, duke u shërbyer pacientëve të tij edhe në momentet më të vështira! Pusho në paqe mik i dashur! Gjithmonë do të na mungosh!”, shkruan në facebook kolegu i tij Argjend Imeri.

Reklame

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3 404 teste dhe prej tyre 1 285 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 38 per qind e testeve të kryera, 14 pacientë kanë ndërruar jetë , ndërsa janë shëruar 176 persona./TS