Ja kush është tetovari që u zgjodh në krye të Gjykatës së lartë (FOTO)

Advertisment

Këshilli gjyqësor sot ka zgjedhur Mirjana Llazarova- Trajkovskën, Safet Kadriun, Nake Georgievin dhe Lidija Martinovën për gjykatës të rinj në Gjykatën e Lartë.

Llazarova -Trajkovska është ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe në Gjykatën Kushtetuese. Safet Kadriu vjen nga funksioni gjykatës në Gjyqin e Apelit në Shkup, Nake Georgiev nga kryetar i Apelit të Shtipit dhe Lidija Martinova nga gjykatës në Gjyqin e Apelit.

Reklame

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ka zgjedhur edhe 13 gjykatës në Gjykatat Themelore, ku 11 nga Akademia për gjykatës dhe Prokurorë publik.