Ja kush fitoi në sondazhi e parë në tetova1 për zgjedhjet parlamentare

Tash më kur dihen koalicionet dhe partitë që do marin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, portali tetova1 dje zhvilloi sondazhin e parë.

Në këtë sondazh morën pjesë numër rekord sa i përket sondazheve online që mundëson rrjeti social facebook.

Reklame

Më shumë se 5 200 anëtarë të faqes tetova1 në facebook u përgjigjën në pyetjen
Për cilën parti politike koalicion do votoni në zgjedhjet e 12 prillit?

Më shumë se 2 900 persona votuan për koalicionin LSDM-BESA ose 57 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në sondazh.

Kurse për BDInë votuan më shumë se 2 200 persona ose 43 për qind.
Meqenëse platforma në facebook mundëson që në sondazh të ketë vetëm dy mundësi zgjedhje, ditëve në vijim do kemi edhe dy sondazhe tjera.

Njëra mundësi zgjedhjeje do jetë ndërmjet koalicionit ASH-AAA dhe BDIsë dhe tjetra do jetë ndërmjet koalicionit ASH-AAA dhe koalicioni LSDM-Lëvizja BESA. /tetova1/