Advertisment
Mbrëmë kuvendi i Kosovës zgjodhi Vjosa Osmanin si kryeparlamentare të re pas zgjedhjeve të tetorit 2019.
“Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.
Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet”, shkruante Vjosa mbrëmë në faqen e saj në facebook.
Reklame
Dhe sot në ditën e parë të punës si kryeparlamentare, Vjosa Osmanit i kanë ardhur për vizitë dy vajzat e saja.
“Mirëmengjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re”, shkruan Vjosa.