Ja kush janë 3 zëvendësministrat nga Tetova në Qeverinë Zaev2

Advertisment

Me 62 vota “pro” mbrëmë para mesnate Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”, informon portali “tetova1”.

Në Qeverinë e re, Tetova përveç 2 ministrave do të përfaqësohet edhe me 3 zëvendësministra.

Reklame

Fatmire Isaku që përfaqëson PDSH-në në Qeverinë Zaev2 do jetë zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Fatmire Isaku është nga fshati Përshefcë, ishte edhe kandidate për deputet në listën e PDSH. Përndryshe është profesoresh e anglishtes në Universitetin e Tetovës.

Sedat Sulejmani do jetë zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës.
Sulejmani është kandidaturë e Lëvizjes BESA dhe është nga qyteti i Tetovës.

Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë si kandidat i BDl-së. Nuhiu është nga fshati Sllatinë dhe qeverinë e kaluar ishte edhe në postin e ministrit dhe zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme./tetova1/