Ja kush janë deputetët e mundshëm nga Tetova dhe rrethina në njësinë zgjedhore gjashtë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka formalizuar listat e kandidatëve për deputetë. Tashmë është nxjerrë një listë preliminare e kandidatëve për deputet nga integristët në të gjitha zonat, ku shihet se Ali Ahmeti do të garojë në njësinë e gjashtë zgjedhore., informon portali tetova1.

Renditja në njësinë zgjedhore gjashtë është si në vijim
Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
Florim Besimi kryetar i degës së BDIsë në Tetovë dhe aktualisht drjetor i Spitalit në Tetovë
Arta Bilalli nga Gostivari, ligjëruese në Universitetin e Tetovës

Reklame

Naser Nuredini nga fshati Kamjan, ministër i ekologjisë në qeverinë aktuale i deleguar nga dega e Komunës së Bogovinës
Bajram Rexhepi nga fshati Sellcë, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë
Vjollca Ademi është nënkryetare e Forumit të Grues në BDI dhe anëtare e kryesisë së degës në Gostivar

Bajram Kadria ish kryetar i Komunës së Vrapçishtit
Bedri Fazliu nga fshati Strimnicë që është i deleguar nga dega e Komunës së Zhelinës.
Që do të thotë se në rangimin prej 1 deri në 8 ka 4 kandidat të mundshëm për deputet nga Tetova dhe komunat tjera që bien në teritorin e Tetovës. /tetova1/