Ja kush janë dhjetë vendet më të prekura nga koronavirusi

Advertisment

Bota po përballet me një ‘ar mik’ të panjohur. Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, ndërsa në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vd ekjeve dhe rasteve të reja.

Referuar mediave të huaja, Kina, aty ku edhe shpërtheu koronavirusi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve, me plot 80 956 raste. Itali është e dyta pas Kinës. Vendi fqinj numëron 10 149 raste të prekur me koronavirus.

Reklame

Në vendin e tretë është Irani me 8 042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7 755 raste. Më poshtë në rënditje vijojnë Franca me 1 784 raste, Spanja me 1 695 raste, Gjermania 1 565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1 025 raste.

Tabela mbyllet me Japoninë me 581 raste dhe Zvicrën me 491 raste.