Ja kush pritet të jetë zëvendësministër i MPBsë në Maqedoni

Advertisment

Pas pothuajse dy javësh nga emërimi i ministrave të Qeverisë “Zaev 2”, partnerët e koalicionit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim,

ende po vazhdojnë bisedimet për emërimet në eshalonin e dytë dhe të tretë, konkretisht se kush do të drejtojë me postet zëvendësministrore, sekretariatet dhe drejtoritë.

Reklame

TV21 nga burime të afërta me të dyja partitë merr vesh se BDI është dorëhequr nga postit i zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që ta ruajnë postin e drejtorit në ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”.

Tani posti zëvendësministror në MASH pritet t’i takojë Lëvizjes Besa.

Jozyrtarisht TV21 mëson se ka mundësi që Nazim Bushi nga BDI të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bushi deri më tani ka qenë kryetar i Bordit Drejtues në Telekom-Maqedoni.