Ja kush shpallet ‘Personaliteti i vitit 2020’ nga Komuna e Kërçovës

Advertisment

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është shpallur “Personalitet i vitit” për 2020-tën nga Komuna e Kërçovës.

Ky çmim për Sejdinin vjen pasi institucioni që ai udhëheq arriti suksesin më të madh në histori në vitin që lamë pas, kur me përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut u kualifikuan për herë të parë në Kampionatin Europian.

Reklame

“I nderuar për respektin dhe mirënjohjen e pranuar nga kryetari i Komunës së Kërçovës , z. Fatmir Dehari, duke më shpallur “Personaliteti i vitit për vitin 2020”. Është interesant se njeriu sado që të ec përpara dhe të prek suksese të ndryshme, kur vlerësimi vjen nga vendlindja e tij ndjenja gjithmonë është e veçantë. Unë nuk do isha atje pa mbështetjen tuaj dhe jam i lumtur që me sukseset e arritura përfaqësojmë në mënyrën më të mirë Kërçovën tonë të dashur. Uroj që edhe në të ardhmen bashkarisht të festojmë edhe shumë arritje tjera. Ju falënderit”, ka shkruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.