Ja lista e marketeve në Shkup dhe Tetovë ku mund të porositni produkte gjatë uikendit

Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

“Përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski.

Sqaroi se të gjitha objektet hotelierike për të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, fillimisht janë dorëzuar urdhëresa pagesore për gjobë, dhe nëse nuk paguhen në afatin e caktuar, atëherë dërgohen në gjykatë.

Më poshtë Gazeta Lajm ju sjell listën e marketeve dhe barnatoreve në Tetovë ku mund të porositni gjatë uikendit, botuar në instore com. Poashtu ju sjellim edhe listën e marketeve e barnatoreve në Shkup, por ende mungon lista e marketeve në Çair. Për porosi mbi 500 denarë produktet sillen pa pagesë.