Ja masat ekonomike të qeverisë së Maqedonisë për koronavirusin

Në konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Bezhovska, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska ka prezantuar masat ekonomike që do të ndërmerr qeveria si pasojë e pandemisë së virusit korona.

Qeveria siguron 5.7 milion euro nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut si kredi për kompanitë e vogla dhe të mesme. Çdo kompani e prekur nga situata me virusin korona do të mund të merr kredi nga 3 deri në 30 000 euro varësisht prej numrit të punëtorëve.
Kompanitë me 10 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 3 000 deri në 5 000 euro, ata me nga 10 deri në 50 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 10 000 deri në 15 000 euro.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndërsa kompanitë e mesme me nga 50 deri në 250 punëtorë do të mund të marrin kredi nga 15 000 deri në 30 000 euro. Kreditë janë pa kamatë, respektivisht 0 për qind kamatë me grejs periudhë prej 6 muaj dhe kohë për prej 24 muajve.

Qeveria merr masë për realizimin e pagave me kohë ndaj punëtorëve. Do të subvencionohen kontributet e punëtorëve me 50 për qind, në sektorin e turizmit, transportiti dhe në sektorët tjera të prekura nga masat e qeverisë kundër virusit korona, për muajin prill, maj, qershor.

Qeveria u sugjeron fabrikave me numër të madh të punëtorëve që të ri organizojnë orarin, nëse është nevoja deri në 4 ndërrime me qëllim që të zvogëlohet numri i punëtorëve si dhe dezinfektimin e ambientit pas mbarimit të secilit ndërrim./Alsat