Ja me cilat ekipe mund të përballet Shkëndija në Ligën e Kampionëve

Advertisment
HTML Image as link

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova gjatë vikendit edhe zyrtarisht u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll për sezonin 2020/2021, me çka ishte edhe titulli i katërt për kuqezinjtë në historikun e tyre.

Shkëndija do të përfaqësojë vendin tonë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa garat do ti nisë nga xhiroja e parë dhe do të jetë bartës, ndërsa pritet që për kundërshtar të ketë një skuadër me dobët të renditur në klasifikim.

Reklame

Kundërshtarët e mundshëm për momentin janë ekipi i Valur Rejkjavik nga Islanda, Hamrun Spartans nga Malta, pasi këta dy ekipe tani kanë siguruar titullin kampion në vendet e tyre.

Risi këtë vite është se nëse Shkëndija eliminohet në xhiron e parë nga Liga e Kampionëve atëherë do të vazhdojë të luaj në kompeticionin e ri të UEFA-s, Liga e Konfederatave ndërsa garat do ti niste nga xhiroja e dytë, derisa arrin të kalon fazën e parë në Ligën e Kampionëve, dhe më pas në raundin tjetër të eliminohet atëherë në xhiron e tretë do të luaj në Europa Ligë.

Ndryshe, për kuqezinjtë kjo do të jetë hera e katërt që do të luaj në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2011 Shkëndija në xhiron e parë ishte eliminuar nga Partizani i Beogradit, në vitin 2018 arritën deri në xhiron e tretë ku së pari kaluan ekipin e TNS dhe Sherif,

 

ndërsa u eliminuar nga Red Bull Salzburg i Austrisë, ndërsa po atë verë kuqezinjtë luajtën në plej-off të Europa Ligë mirëpo u eliminuan nga Rozenborgu. Në vitin 2019 Shkëndija u eliminua që në raundin e parë nga Nome Kalju i Estonisë.