Ja me cilat komisione do të udhëheqë Bashkimi Demokratik për Integrim

Advertisment

Gjatë këtyre ditëve duhet të caktohet seanca plenare për formim të trupave të punës, tha koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Ai nuk konfirmoi se nëse ka marrëveshje për Komisionin për çështje evropiane.

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëheqë me tre komisione dhe e dimë se ajo do të jetë në përputhje me kompetencat e kryetarit të Kuvendit i cili udhëheq me Komisionin Kushtetues. Do të udhëheqim edhe me Komisionin për shëndetësi, dilema është se a do të udhëheqim me Komisionin për çështje evropiane apo arsim”, tha Mexhiti.