Ja me sa vite dënohet Burdushi!

242

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar Hysri Peqan i njohur si Burdushi me dënuar me një vit bu*rg dhe 5000 euro gjobë.

Gjykata Themelore në Prizren të premten për herë të dytë e ka dënuar me një vit bu*rg dhe 5000 euro gjobë të akuzuarin për mashtrim Hysri Peqani i njohur ndryshe si “Burdushi”.

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër e mashtron dhe e vë nën lajthitje personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P. duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumës prej 2000 euro. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Fatmir Krasniqi pasi që i rasti ishte kthyer në rigjykim raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu gjykatësi Krasniqi ndaj “Burdushit” ka shqiptuar edhe dënim plotësues me të cilin i ndalohet ushtrimi i profesionit për tre vjet.

Gjykatësi Krasniqi i ka njoftuar palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Gjykatësi Krasniqi po ashtu të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor 100 euro dhe shumën prej 30 euro në emër të fondit për kompensimin e vik*timave.

Ndryshe Gjykata Themelore në Prizren më 19 nëntor 2018 kishte marr aktgjykim me të cilin i akuzuari Peqani ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me një vit burgim dhe 5000 euro gjobë. Ndaj tij po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Ndërsa pas ankesës së mbrojtjes në Gjykatën e Apelit rasti është kthyer në rigjykim.

Në aktvendimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka aplikuar dispozitat ligjore. Sipas Apelit gjykata e shkallës së parë ka lexuar deklaratën e të dëmtuarës të dhënë në polici pa pajtimin e palëve në procedurë dhe se edhe pas kundërshtimit të mbrojtësit dhe të akuzuarit ka aprovuar propozimin e prokurorit.

“Gjykata e shkallës së parë as nuk ka dhënë arsye për leximin e deklaratës së dëshmitares ashtu siç kërkohet me par. 3 të nenit 338. Shkeljet e lartcekura sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate janë të karakterit absolut dhe detyrimisht kushtëzojnë anulimin e këtij aktgjykimi” thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.
Prokuroria Themelore në Prizren në vitin 2015 kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani me arsyetimin se i njëjti më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P. duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumës prej 2000 euro.
Me këto veprime Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.