Ja në cilën pozitë gjendet Kosova! Kur luhet ndeshja e ardhëshme?

59

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Bullgarinë me rikthim 3:2 në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.

Golat për “Dardanët” i realizuan Milot Rashica (14’), Vedat Muriqi (64’) dhe Elbasan Rashani (90’).

Derisa për Bullgarinë shënuan Popov (43’) dhe Dimitrov (55’).Me këtë fitore Kosova pas tre ndeshjeve pozicionohet e treta me 5 pikë, një më pak se Anglia e vendit të parë por që ka një takim më pak të zhvilluar.

 

Skuadra e Kosovës takimin e radhës e luajnë ndaj Çekisë në Prishtinë me 07 shtator.