Ja parashikimi i motit për sot, e shtunë 18 prill

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej një deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri 25 gradë.

Të dielën moti do jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi të përkohshëm.