Ja pse goli i dytë i Ronaldo-s nuk duhet të ishte quajtur (VIDEO)

56

Goli i dytë i Cristiano Ronaldo-s ndaj Atletico Madrid është dhënë me ndihmën e teknologjisë së vijës fatale që i ka thënë arbitrit Bjorn Kuipers se topi i goditur me kokë nga sulmuesi ka kaluar vijën përpara se Jan Oblak ta largonte.

Megjithatë, një video e postuar në rrjetet sociale tregon se ka disa mangësi të sistemit dhe se topi në fakt nuk ka kaluar komplet vijën fatale.

Video pretendon se:

1. Vija është më e ngushtë se zakonisht kur janë bërë matjet e teknologjisë.

2. Modeli i topit i krijuar nga teknologjia e vijës fatale është më i vogël se topi i vërtetë.

3. Teknologjia e vijës fatale ka përfshirë dorën e portierit si pjesë e pozicionit final të topit.

Nëse i bashkon këto tre gabime, video pretendon se topi nuk ka kaluar plotësisht vijën fatale dhe si pasojë goli nuk duhet të ishte akorduar.