Ja pse janari është muaji më i “gjatë”, arsyjet do t’ju habisin

Advertisment

Disa gjëra në jetë duket se nuk do të përfundojnë kurrë, njejtë thuhet edhe për muajin janar i cili konsiderohet si një muaj i gjatë dhe i padëshiruar nga shumica.

Ky muaj merr me vete magjinë e festave dhe lë përshtypje se është muaj shumë i gjatë dhe depresiv. Koha në janar duket se ka ngrirë dhe ditët nuk ecin..

Reklame

Më poshtë mund të gjeni pesë arsye pse janari është muaji më i padëshiruar i vitit.

Është muaji i parë i vitit
Janari nuk është muaji i vetëm që ka 31 ditë, mirëpo të fillosh vitin me një muaj me kaq shumë ditë, pas tërë atyre shpenzimeve gjatë festave të fundvitit mund të mos jetë gjëja më e mirë për të filluar vitin e ri.

Rifillon puna
Rikthimi në punë pas festave të fundvitit mund të jetë një makth për shumicën. Zgjimi në orët e hershme, moti i ftohtë me ngrica, ditët e shkurta dhe netët e gjata e bëjnë akoma më keq rikthimin në punë.

Shtimi në peshë
Janari njihet si muaj gjatë të cilit shumë njerëz shtojnë peshë për shkak të ushqimeve të shumta që konsumohen gjatë fundvitit. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në dietë, dhe regjistrimet në palestër rriten.

Nuk keni para
Temperaturat po zvogëlohen çdo ditë e më shumë, e bashkë me to edhe të hollat në dispozicion për blerjet mujore.

Gjatë festave të fundvitit, shumë dyqane bëjnë zbritje të shumta, dhe si pasojë ka një rritje të madhe të shitjeve. Këto blerje ndikojnë në shpenzime të mëdha dhe shumë njerëzve llogaria bankare i mbetet bosh para përfundimit të muajit.

Është muaji i ‘’Blue Monday’’
Nëse mendoni se arsyet pse janari është muaj i padëshiruar kanë përfunduar atëherë mos harroni edhe “Blue Monday”.
“Blue Monday” bie në fillim të javës së tretë të janarit dhe sipas shkenctarëve është konstatuar si dita më depresive e vitit.

Gjithsesi përveç këtyre arsyeve, ka edhe diçka pozitive te janari…