Ja pse nuk ka korona në Kërçovë !?

Ja pse Kërçovën nuk e ka prekur Koronavirusi, na kanë përgatitur sistematikisht me tym kancerogjen, 50 vjet në komunizëm dhe 30 vjet në pluralizëm. Sipas një mjeku jopartiak dhe të respektueshëm kërçovar, fëmijët deri në moshën 12 vjeçare, pa perjashtim, kanë dhimbje fyti shkaku i tymit të TC Osllome…

Sot (13.6.2020), e filluan me mazut, për 2 javë e gjithë flora dhe fauna do të vdesë përfundimisht…
Kryeministër/e shqiptar/e?! Edhe unë them: Pse jo?!
Ja edhe një poezi nga unë:
Qyqet nuk këndojnë më në vendin tim

Reklame

Nuk është aspak madhështi
Vdekjes t’i këndoni
Popullin në frikë ta mbani
Për interesat e juaja meskine

Filloni jetës t’i këndoni
Paqe të gjeni më veten dhe popullin
Varrmihësit tuaj lopatat përditë i flakin
Ndjenja kanë edhe ata

Një ditë të vetëm do të mbeteni
Për veprat tuaja makabre do të pendoheni
Mbi varrin tuaj s’do të ketë kush të qajë
Qyqet moti na kanë braktisur

Cërvicë, 13 qershor 2020
Shkruan prof. Arbër Çeliku