Ja pse po ikin të rinjtë nga Maqedonia e Veriut

Advertisment

Muhamer Pajaziti

Eksodi masiv i të rinjve nga Maqedonia, por edhe rajoni po vazhdon. Pamje të trishtueshme shohim për çdo natë në televizor se si po mbushen autobusët përplot me shqiptarë që braktisin vatrat e tyre për një jetë të re në vendet e perëndimit.

Reklame

Kam frik se për një gjysmë dekade në Kosovë nuk do të ketë më njerëz të varfër dhe sikur po del parashikimi i shkrimtarit të njohur shqiptar Ben Blushi në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, se për shqiptarët po vijnë ditë të vështira dhe zymta. Në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni, do të ketë vend vetëm për politikanët e korruptuar dhe klanet zinxhirore të tyre.

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shtetit,varfërisë, shërbimeve të dobëta në arsim, shëndetësi dhe sfera tjera, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.(INA)