Ja raporti i ditës sodit për rastet me covid në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.491 testime të realizuara 487 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1487 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.