Ja rezultati përfundimtar nga KSHZ për Tetovën

Me 9620 vota Lëvizja BESA ka fituar zgjedhjet e djeshme për Këshillin Komunal të Tetovës, para Bashkimit Denokratik për Integrim, që mori 8702 vota apo 918 vota më pak.
Partia e Kasamit ka arritur të marë 12 këshilltar, një më shumë se partia e Ali Ahmetit.

Kanë dështuar komplet Aleanca për Shqiptarët dhe ALTERNATIVA të cilat nuk kanë marë as 10% të votave të fituesit. ASH-ja e Ziadin Selës ka marë vetëm 777 vota dhe ngelet pa këshilltar, ndërsa AAA 1158. PDSH 1058 VOTA

Dështim të madh ka pësuar edhe lista e pavarur e udhëhequr nga Elmedina Abdullahi dhe Hamdi Sulemani të cilët nuk do të jenë në përbërjen e ardhëshme të KK të Tetovës.
Tek partitë maqedonase VMRO-DPMNE ka marrë 3332 vota, para LSDM me 1953.