Ja sa deputet ka marë Lëvizja Besa nga koalicioni me LSDM-në

Advertisment

Lëvizja Besa që udhëhiqet nga Bilall Kasami, në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut garoi në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Në bazë të rezultateve preliminare, ky subjekt politik ka aritur të marë 4 deputet, informon portali “tetova1”.

Reklame

Në njësinë e 6 zgjedhore, deputet të zgjedhur janë Bilall Kasami i radhitur si bartës liste dhe Fadil Zendeli i radhitur si i katërti në listën për deputet

Në njësin e 1-rë zgjedhore deputet i zgjedhur është Kastriot Rexhepi si i shtati në listë.
Kursë në njësinë e 2-të zgjedhore deputet i zgjedhur është Bastri Bajrami, poashtu si i shtati në listën për deputet./tetova1/