Ja sa deputetë do të fitojnë shqiptarët në Maqedoni

Advertisment

Robert Nesimi

Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore në Maqedoni, Robert Nesimi, për Express thotë që shqiptarët këtë herë do të sigurojnë më shumë deputetë se herën e kaluar, pra deri në 25 deputetë, shkruan Gazeta Express.

Reklame

Sipas Nesimit, kjo gjë do të ndodhë për shkak të koalicioneve dhe mos-përçarjes së votës shqiptare sikurse në zgjedhjet parlamentare të viti 2016.

“Numri i deputetëve shqiptarë zakonisht është sjell nga 25-29 deputetë, por në zgjedhjet e fundit ra në 20. Pjesërisht kjo kishte të bëjë me fenomenin e votimit të shqiptarëve për LSDM-në dhe pjesërisht për shkak se kishte më shumë subjekte shqiptare, pa koalicione. Këtë radhë numri i shqiptarëve që do të votojnë LSDM-në është shumë i vogël dhe nga ana tjetër do të kemi koalcion ndërshqiptar, që do të thotë se vota nuk do të përçahet dhe nuk do të mbesin shumë vota të djegura. Prandaj numri i deputetëve shqiptarë tani duhet të jetë më i madh se 20, por nuk besoj se do të kaloje numrin 25, për shkak të migrimit të madh në tre vitet e fundit” tha Robert Nesimi për Gazetën Express.

Nesimi madje thotë se shqiptarët nuk do e shihnin si problematik votimin e një koalicioni parazgjedhor mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase, edhe pse, për momentin nuk sheh ndonjë koalicion të tillë të mundshëm.

“Pasi shqiptarët veçmë njëherë votuan për LSDM-në, mendoj se nuk do të kishin problem me koalicion parazgjedhorë maqedono-shqiptar. Halli është se nuk duket se ka disponim të tillë mes koalicionit të vetëm të mundshëm: LSDM-BDI. Nga njëra anë BDI mund t’a dëshiroje këtë koalicion që të evitoje garën me subjektet shqiptare ku e din se 65% të votuesve i ka pasur dhe i ka kundër, pasi në dy zgjedhjet e fundit ka marr vetëm 35% të votave shqiptare. Por LSDM duket më heziutese në këtë drejtim, pasi debakllit që e përjetoi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale tek shqiptarët. Ajo është e vetëdijshme se arrti të kthej rezultatin në rrethin e dytë vetëm kur mbajti larg BDI-në në paraqitjet publike, por në zgjedhje parlamentare nuk ka rreth të dytë dhe efekti i koaliconimit me BDI-në mund të jetë katastrofal për të. Jashtë kësaj dyshe nuk shoh potencial tjetër për koalicion” përfundoi njohësi i proceseve zgjedhore në Maqedoni, Robert Nesimi/GazetaExpress/