Ja sa është numri këmbësorëve që humbin jetë duke ecur me telefon në duar

Të gjithë jemi në një mendje se të ecësh pas dikujt që është i humbur pas telefonit, është e mërzitshme. Tani, shkencëtarët thonë se kjo është e rrezikshme, po ashtu.

Të përdorësh telefonin ndërsa ecën, ke më shumë shanse të shkaktosh një ak sident se sa kur i përgjigjesh një telefonate apo kur dëgjon muzikë, kanë paralajmëruar kërkuesit pasi kanë analizuar shkaqet që qëndrojnë pas ak sidenteve në të cilat përfshihen qindra këmbësorë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Shkrimi i mesazheve në telefon është i lidhur me një numër më të madh rastesh problematike kur kalon një rrugë, thotë studimi.

Nëse bëjmë një krahasim, biseda në telefon është e lidhur vetëm me një rritje të vogël të kohës që duhet për të kaluar një rrugë në mënyrë të sigurt dhe dëgjimi i muzikës, nuk ka ndikim të dukshëm tek siguria e këmbësorëve, transmeton TCH.

 

Kërkuesit nga universiteti i Kaljarit në Kanada, thonë se zbulimet e tyre kërkojnë më shumë investigim, duke nënvizuar se mungesa e vëmendjes e këmbësorëve është një problem shqetësues në qytetet e të gjithë botës, përcjell albinfo.ch.

Rreth 270 mijë këmbësorë humbin jetën çdo vit në botë, duke përbërë një të pestën e të gjitha vi ktimave në trafik. Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i telefonave celularë ndikon edhe tek organizmi unë.

Një studim i publikuar në dhjetor, që analizonte të dhënat e një urgjence spitalore në SHBA, kishte dalë në përfundimin se lëndimet në qafë, fytyrë, sy, hundë dhe kokë ishin rritur ndjeshëm 20 vjetët e fundit.

Dhe, pjesa më e madhe e këtyre lëndimeve u ndodhnin njerëzve të moshave 13 deri në 29 vjeç, për shkak të ngarjes së makinës pa vëmendjen e duhur dhe ecjes duke shkruar mesazhe në telefon.