Ja sa ju mbron një dozë vaksine e Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca

Advertisment
HTML Image as link

Deri më tani, më shumë se 141 milionë amerikanë dhe më shumë se 33 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 të administruar në dy doza.

Sipas studimet të kryer në 375,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, vaksinat nga Pfizer dhe AstraZeneca siguruan 72% mbrojtje kundër infeksionit COVID-19.

Reklame

Studimet deklarojnë se mbrojtja nga një dozë e vaksinës zgjat të paktën 10 javë, por që marrja e një doze të dytë është e një rëndësie të madhe, sepse atëherë mbrojtja e Pfizer rritet në 90%.

Një studim tjetër në terren nga Skocia, botuar në “Lancet”, tregoi se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer 28 deri në 34 ditë pas vaksinimit ishte 91% efektive kundër shtrimit në spital.

Një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca siguroi mbrojtje 88% të simptomave të rënda që do të çonin në shtrimin në spital.

Ndërkohë një studim i kryer në Angli zbuloi se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca uli përhapjen e infeksionit simptomatik mes anëtarëve të familjes me 50%.

Pfizer / BioNTech mbron të paktën 80% pas dozës së parë

Moderna – të paktën 80%

AstraZeneca mbron të paktën 70% pas dozës së parë

Johnson & Johnson – 66%