Ja sa kishte Italia që nuk kishte më pak se 600 viktįma në një ditë

Nga Italia na ka ardhur një lajm i mirë ditën e sotme. Ndonëse numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, 525 në 24 orët e fundit, kjo mund të quhet lajm i mirë pasi kishte plot 15 ditë që nuk kishte më pak se 600 viktima në 24 orët e fundit.

Do të ishte data 19 mars hera e fundit që numri i viktimave do të ishte poshtë shifrës 600 (427).

Reklame

Italian ditën më të lartë ka pasur 27 marsin me 969 viktima. Rënie ka pasur edhe numri i personave që janë në gjendje kritike.