Ja sa mijë euro kanë paguar tetovarët deri më tash për mos bajtje të maskës

Advertisment
HTML Image as link

Nga 1 maji i këtij viti, kur në fuqi ka hyrë rregullorja qeveritare për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse, në qytetin e Tetovës deri tani janë shqiptuar gjithsej 3 676 gjoba për mos mbajtje të saj.

Sipas rregullores e cila parasheh gjobë prej 20 eurove për mos mbajtje të maskës, deri tani tetovarët kanë paguar gjithsej 73 520 euro gjoba.

Reklame Reklamë:
Qries

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këtë javë madje ka përforcuar aktivitetet për kontrollimin e veturave, autobusëve dhe furgonëve lidhur me mbajtjen e maskës edhe brenda tyre.

Veçanërisht qytetarët që udhëtojnë me autobusë dhe furgonë, domosdo duhet të mbajnë maskë, ndërsa në veturë, nëse udhëtarët janë nga e njejta shtëpi (familje), nuk është e domosdoshme.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas statistiave nga SPB Tetovë, për mos mbajtje të maskës janë gjobitur gjithsej 34 persona./zhurnal/