Ja sa raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2366 testime ndërsa janë regjistruar 493 raste. Më tepër raste janë regjistruar në Shkup: 210, Kumanovë-28, Shtip-14, Prilep-14, Tetovë-7.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 450 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën.

Reklame

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të prekur nga koronavirusi është 82 794, numri i pacientëve të shëruar 60 706, ndërsa numri i të vdekurve 2 488.
Numri i rasteve aktive është 19 600.