Ja sa raste të reja me Covid-19 u regjistruan sot në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.764 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, shkruan Alsat.

Sot fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.225 raste, prej të cilëve 150.333 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 401 raste aktive me virusin korona.