Ja sa raste u regjistruan me covid gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.726 teste të kryera janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 82 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 419 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 189.999 raste, prej të cilëve 171.375 janë shëruar, kurse 6.607 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.017 raste aktive me virusin korona.